Pesë këshilla për një gojë të freskët

Klinika Lako ju rekomandon përdorimin e furçës interdentale.
18 Dhjetor, 2013
Hello world!
21 Nëntor, 2014

Pesë këshilla për një gojë të freskët

Era e keqe e gojës jo vetëm që mund t’ju pengojë juve, por edhe të tjerët rreth jush. Megjithatë me disa veprime të vogla, ju mund ta shmangi këtë problem.

Pirja e sa më shumë lëngjeve, përfshirja e majdanozit, trumzës e mentës, janë disa prej hapave drejt një ere më të mirë të gojës. Ndiqni pesë hapat e vegjël në vazhdim për të parë rezultate të shpejta:

Pini shumë lëngje gjatë ditës. Dehidratimi në fakt, shkakton erë të keqe nga goja, goja thahet dhe pështyma bëhet acid.
Për të gjitha recetat, përdor majdanoz me shumicë: është e pasur me kalium, vitaminë A,C,E që kontribuojnë në një shëndet të mirë të gojës. Përveç kësaj përmban mjaft substanca aromatizuese.
Jepi shije pjatave me trumzë, është një bimë aromatike e pasur me vit. E, fluor që aromatizojnë gojën.
Edhe menta është shumë e mirë, riaktivizon funksionimin e aparatit tretës dhe të mëlçisë. Gjethet e saj kanë mentol, që shërben si anti – mikrobital.
Shtroni në tavolinë lakrat, por dhe të verdhën e vezës. Kanë vitaminë K që eviton tretjen e keqe që është shpesh përgjegjëse për erën e keqe të gojës.