Protetikë Fikse dhe e Lëvizshme

Protezat dentare kanë si qëllim rehabilitimin e funksionit oral tek pacientët që kanë mungesa dhëmbësh, të pjesëshme apo totale, nëpërmjet zëvendësimit të dhëmbëve natyral me element dentar artificial.

Disa tipe ndërhyrjesh protetike mund të përdoren për korrigjimin e anomalive estetike të formës, ngjyrës ose pozicionimit të dhëmbeve natyral.

Ka disa tipe protezash dentare:

Proteza fikse: Proteza fikse zëvendëson elementët dentar natyral me punime definitive dhe të qendrueshme (fikse). Këtu përfshihen fasetat, këllefet (zëvendësues artificial të vetëm një dhëmbi) dhe urat (zëvendësues të më shumë elementëve dentar) të çementuara në shtylla mbështetëse (dhëmbë ose rrënjë), dhe si rrjedhim janë fikse dhe nuk mund të levizen nga pacienti.

Proteza të lëvizshme: Protezat e lëvizshme zëvendësojnë një pjesë ose të gjithë harkun dentar dhe mund të hiqen dhe vihen nga pacienti me qëllim kryerjen e higjenës së përditshme.

Protezat e lëvizshme mund të jenë:

- të pjesëshme: të fiksuara nëpermjet disa ganxhave tek dhëmbët natyral ose disa atashmentëve në dhëmbë ose implante, dhe zakonisht kanë një skelet metalik nga marin dhe emrin të skeletuara. Prania e atashmentëve metalike siguron një qëndrueshmëri më të lartë dhe funsksion mastikator më të mirë.

- totale: në mungesë të dhëmbëve apo rrënjëve natyrale, proteza totale rezinë zëvendësojnë një ose të dy harkadat dentare duke u mbështetur vetëm në mukozat dhe kocën e nofullave të pacientit. Edhe pse qëndrueshmëria e këtyre protezave kompromentohet nga rezorbimi gradual i kockave (aq sa mund të kërkoj edhe ribazime të përsëritura nga dentisti) dhe forca kafshuese është më e vogël krahasuar me zgjidhje të tjera protetike, protezat totale paraqesin edhe sot një zgjedhje ekonomike dhe jo shumë të komplikuar për të rivendosur funksionin oral të pacientit. Përdorimi i materialeve inovative (rezinë dhe qeramik) garanton qëndrueshmërinë funksionale dhe estetike të rezultatit.

Proteza të kombinuara: proteza e kombinuar zëvendeson arificialisht harkun dentar nëpërmjet suportit të implanteve të titaniumit të osteointegruar. Proteza është e lëvizshme por fiksohet dhe merr qëndrueshmëri tek dy ose më shumë element ankorimi që i sigurojnë një funksionim optimal dhe për një kohë të gjatë. Ky lloj aparati, duke u fiksuar në vida artificiale,ofron avantazhin të mos shkarkoj forcën kafshuese tek dhëmbët natyral, duke mos rrezikuar qëndrueshmerinë e tyre, siç ndodh në rastin e protezave parciale ose të skeletuara.

Proteza fikse mbi implante: teknika implantare parashikon zëvendësimin e një ose disa elementëve dentar ose të gjithë harkut dentar nëpërmjet vendosjes kirurgjikale të shtyllave prej titani tek të cilët ankorohen dhëmbët në mënyre përfundimtare.

Përdorimi i këtyre shtyllave artificiale të integruara në kockën e nofullave bën të mundur ruajtien e shëndetit të dhëmbëve natyral që janë akoma në gojë (që do të zvogëloheshin në rast se do të vendoseshin ura) dhe garanton qëndrueshmëri të plotë. Implantologjia përfaqëson sot zgjidhjen më të mirë për reabilitimin funksional dhe estetik të kafshimit.

Aplikimi i fasetave (Veneer) në dhëmbët natyral anterior, është teknika që lejon korrigjimin e problemeve estetike të shkaktuara nga fraktura, anomali forme dhe madhësie, anomali pozicioni (p.sh. një hapësirë e madhe midis dhëmbëve) apo nga anomali të ngjyrës.

Fasetat përbëhen nga një shtresë e hollë porcelani e ngjitur mbi sipërfaqen e përparme të dhëmbit: bëhet fjalë për një ndërhyrje minimalisht invazive, që siguron një rezultat estetik të shkëlqyer dhe të qëndrueshëm në kohë.

Prane Klinikës Dentare Lako të gjitha punimet protetike realizohen me materialet më inovative për të garantuar një trajtim funksional dhe estetik të cilësisë së lartë.