Paradontologji
.
Paradontologjia merret me parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes periodontale që dëmton indet mbështetëse të dhëmbit (rrënjën, lidhjen periodontale midis kockës dhe dhëmbit, kockave, gengivave) duke çuar në rastet më të avancuara deri në humbjen e dhëmbit
Sëmundja periodontale fillon me një inflamacion të mishrat (gingiviti), e cila në qoftë se nuk parandalohet, shkakton ndarjen e gengivave nga dhëmbët dhe humbjen e kockës së lidhur me rrënjën e dhëmbit (periodontitis ose sëmundja periodontale). Pra dhëmbët, edhe pse të shëndetshëm, kanë tendencë të bien plotësisht.
- Simptomat fillestare të sëmundjes periodontale.
- Shkaqet e sëmundjes periodontale.
Sëmundja periodontale fillon me një inflamacion të mishrat (gingiviti), e cila në qoftë se nuk parandalohet, shkakton ndarjen e gengivave nga dhëmbët dhe humbjen e kockës së lidhur me rrënjën e dhëmbit (periodontitis ose sëmundja periodontale). Pra dhëmbët, edhe pse të shëndetshëm, kanë tendencë të bien plotësisht.
Faktori kryesor shkaktar për zhvillimin e sëmundjes parodontale është pllaka dentare (depozitim i butë në sipërfaqen e dhëmbit i përbërë nga kolonitë bakteriale, enzimat dhe toksinat e tyre) e cila dëmton indet mbështetëse të dhëmbëve. Po ashtu ndikon edhe predispozita gjenetike, sëmundjet sistemike si diabeti, anemia, pirja e duhanit.
Faktorët lokal që kontribuojnë në zhvillimin më të shpejtë të sëmundjes periodontale janë: gurzat dhe konkrementet, mbushjet dhe punimet e papërshtatshme protetike, kontakte traumatike, kariesi.
Sëmundja parodontale shfaqet me shenjat dhe simptomat e mëposhtme:
- gjakderdhje dhe inflamacion të mishrave,
- prani të gurzave dhe konkrementeve,
- erë të pakëndëshme,
- prani të xhepave parodontal,
- recesion gingivar (largimi i gingives deri në zbulim të rrënjës së dhembit)
- lëvizje të dhëmbëve deri ne humbjen e tyre.
- Mjekimi i sëmundjes periodontale.
Parodontopatia është zakonisht proçes i ngadalshëm me periudhat e përkeqësimit dhe përmirësimit, edhe pse ajo mund të jetë e shpejtë dhe të çojë në humbjen e dhëmbit në një periudhë të shkurtër kohe. Lokalizimi mund të jetë i kufizuar në disa dhëmbë ose të gjithë dhëmbët. Trajtimi i sëmundjes parodontale është komplekse dhe merr kohë. Suksesi i trajtimit varet nga motivimi i pacientit dhe gatishmëria e tijë për të bashkëpunuar. Një parakusht për trajtim të suksesshëm është vendosja e higjienës së duhur të gojës, dhe kjo nganjëherë do të thotë mënyrë drastike, duke ndryshuar zakonet higjienike të pacientit (teknika e pastrimit te dhëmbëve, përdorimin të peut interdental dhe shpërlarësve të gojës.
Një higjenë orale e mirë është e rëndësishme, sepse ajo eliminon shkaktarin e sëmudjes parodontale që janë bakteret dhe enzimat e prodhuara prej tyre. Pa higjienën e duhur orale nuk ka trajtim të suksesshëm të parodontopatise.
Plani i trajtimit varet nga shkalla e përparimit të parodontopatisë. Këto janë masat që duhet të merren:
- Trajtimi i komplikacioneve
- Heqja e depozitimeve të buta dhe të forta
- Ritrajtimi i mbushjeve të papërshtatshme dhe punimeve të papërshtatshme protetike
- Trajtimi i xhepave parodontal
- Rregullimi i kafshimit
- Përdorimi i antibiotikëve (lokal dhe të përgjithshëm)
- Trajtimi me lazer.
- Ndërhyrje kirurgjikale.
- Kirurgjia parodontale.
Ështe një lloj ndërhyrje kirurgjikale që lejon ndarjen e mishrave nga dhëmbët dhe strukturat kockore të nofullës në mënyre që kirurgu ose parodontologu të shohë ne mënyrë direkte përhapjen e semundjes parodontale duke i lejuar që të pastrojë dhe të trajtojë më së miri parodontozën. Fillimisht përdoret metoda e kyretimit dhe lëmimit të rrënjëve. Nëse kjo është e pamjaftueshme atëherë vazhdohet me kirurgjinë parodontale.
Në klinikën tonë bëjmë trajtimin e sëmundjes parodontale me metodat tradicionale dhe me metodat më të reja të sipërmendura. Po ashtu ofrojme trajtime me lazer për trajtimin e parodontopative.