Pergatiti: Dr.Enkelejd Lako
- Furcezo dhembet per te pakten dy minuta pas cdo vakti. Kjo eshte koha minimale e nevojshme per te eleminuar teresisht pllaken bakteriale nga dhembet dhe gingivat. Mund te perdoret nje mates kohor qe ne fillim te furcezimit ne menyre qe te respektohet me perpikmeri koha e nevojshme.
- Nderro furcen shpesh. Ne momentin kur fijet e furces se dhembeve kane humbur kompaktesine perdorimi i saj nuk eshte efikas. Furca duhet nderruar cdo dy muaj por mund te zgjase dhe pak me teper ne varesi te cilesise se saj.
- Kaloje furcen ne dhembet anteriore dhe posteriore ne te njejten menyre. Zakonisht ne larjen e perditshme avantazhohen dhembet anteriore. Nese instalohet ky zakon i keq, dhembet posteriore dhe gingivat e tyre do te fillojne te vuajne.
- Perdor nje paste dhembesh me permbajtje fluori. Fluori ne perberje te pastes ushtron nje veprim mbrojtes, antiseptik dhe rimineralizues mbi smaltin e dhembeve.
- Perdor furce dhembesh me fije artificiale. Keto lloj furcash kane fije te rrubullakosura dhe nuk lejojne grumbullimin e mbeturinave ne brendesi te tyre sic ndodh tek furcat me fije natyrale ,te cilat nuk sigurojne nje pastrim perfekt dhe ne thellesi.
- Perdor furce dhembesh me fije te nje fortesie mesatare.Nese dentisti juaj nuk ju a keshillon te kunderten per motive te vecanta,keto lloj furcash sigurojne nje pastrim efikas pa demtuar smaltin e dhembeve dhe gingivat nga mbifurcezimi.
- Furcezo dhembet ne kend 45 grade. Nese furca vendoset ne kete kend duke respektuar aksin e dhembit dhe levizet ne menyre vertikale me pak rrotullim nga gingiva ne drejtim te dhembit ,realizohet nje pastrim perfekt duke eliminuar edhe pllaken bakteriale te koletit gingivar.
- Furcezo gjithe rradhen e dhembeve. Duke lare dhembet zakonisht me doren e djathte,mund te harrohen disa zona si ajo djathtas siper. Kalo furcen ne te gjitha siperfaqet okluzale duke filluar nga dhembet posteriore tek ata anteriore dhe ne drejtimin e kundert. Me pas vazhdohet me levizjet laterale per te pastruar hapesirat interdentare pa harruar dhe furcezimin e siperfaqeve te brendshme.
- Pastro gjuhen. Pasi keni mbaruar furcezimin e dhembeve duhet pastruar edhe gjuha me mjetet e duhura sic jane furcezat e vecanta per pastrimin e pjeses se siperme te gjuhes ose furcat e zakonshme me pjesen pastruese te gjuhes ne anen e kundert me fijet e furces. Kjo ben qe te eliminohen mikrorganizmat e shumte qe lokalizohen ne pjesen dorsale te gjuhes dhe jane pergjegjes per kariesin, paradontopatite dhe sidomos problemeve te peshtymes (alitosis)
- Perdor fijen dentare. Perdorimi i perditshem i fijes dentare ndihmon ne eleminimin e pllakes bakteriale nga siperfaqet aproksimale ku fijet e furces hyjne me veshtiresi. Ne kete menyre parandalohet kariesi i ketyre siperfaqeve dhe inflamacionet e gingives interdentare ( papaliti).Filli dentar duhet vendosur ndermjet dy dhembeve fqinje duke e shtyre derisa te preke gingiven.Me pas terhiqet jashte ne kontakt te vazhdueshem me siperfaqen e dhembit dhe vazhdojme me hapesirat e tjera interdentare pa harruar qe pjesa e fillit te perdorur per cdo hapesire duhet te jete e paster.
Nese keto rregulla te higjenes orale respektohen me perpikmeri, nuk eshte e nevojshme te perdoren cdo dite solucionet shpelarese te gojes pervecse ne raste te vecanta kur rekomandohen edhe nga mjeku stomatolog…