Fituesit e konkursit “Smile & Take a Selfie”

Smile & Take a Selfie – Fito një pakete të plotë për bukurinë e dhëmbëve tuaj!
April 24, 2016
Klinika Dentare Lako e çertikuar për të përdorur sistemin e drejtimit të dhëmbëve me drejtuesit transparent
August 27, 2016

Fituesit e konkursit “Smile & Take a Selfie”

Klinika Dentare Lako për herë të parë organizoi konkursin e fotografisë “Smile & Take a Selfie”. Përgjatë muajit maj të apasionuar pas fotografive selfie u bënë pjesë e kësaj gare me fotot e tyre të cilat mundën të votoheshin në faqen Facebook të klinikës. Sot kemi kënaqësinë t’ju njohim me fituesit e këtij konkursi.

Çmimi i parë si më e votuara nga fansat në faqen Facebook të klinikës është vajza me emrin Çelsea (me 317 Like), e cila është fituese e paketës së plotë që përfshin: Konsultë dentare, Pastrimi i gurëzave me teknologjinë pa dhimje Air Flow, 4 seanca zbardhimi të dhëmbëve me lazer, Fluorizimi i dhëmbëve.

Stafi i Klinikës Dentare Lako, përveç çmimit të parë, ka vendosur të japë edhe tre çmime speciale për tre pjesëmarrës të tjerë, të cilët bëhen fitues të 2 seanca zbardhimi të dhëmbëve me lazer dhe 1 seance Fluorizimi të dhëmbëve.

 

 

Fituesit duhet të na kontaktojnë në faqen tonë Facebook ose në nr. e tel +355 69 513 1451