Dy korona E Max dhe dy faseta kompozite
January 18, 2016
Fituesit e konkursit “Smile & Take a Selfie”
June 5, 2016

Smile & Take a Selfie – Fito një pakete të plotë për bukurinë e dhëmbëve tuaj!

Klinika Dentare Lako organizon konkursin e fotografisë “Smile & Take a Selfie”. Nëse jeni të apasionuar pas fotografive selfie dhe nuk lini rast pa shfrytëzuar për të venë në dukje buzqeshjen tuaj, atëherë bëhuni pjesë e konkursit që ju bën fitues të një pakete të plotë për bukurinë e dhëmbëve tuaj!

Cmimi për fituesin përfshin:

  • Konsultë dentare
  • Pastrimi i gurëzave me teknologjinë pa dhimje Air Flow
  • 4 seanca zbardhimi të dhëmbëve me lazer
  • Fluorizimi i dhëmbëve

Kjo është mundësia më e mirë për ti dhenë edhe më shumë vlerë buzëqeshjes tuaj!

Si të bëheni pjesë e konkursit “Smile & Take a Selfie”

Për të marrë pjesë në konkurs është shumë e thjeshtë! Të gjithë mund të bëhen pjesë e konkursit, mjafton të dërgoni foton tuaj në inbox-in e faqes facebook të Klinikës Dentare Lako. Foto duhet të jetë selfie dhe të ketë në fokus buzëqeshjen tuaj.

Pasi foto juaj të jetë ngarkuar në albumin e dedikuar konkursit duhet të ndiqni këto hapa:

  • Bëni “Like” albumin e konkursit
  • Në hapsirën ku komentohet albumi bëni tag 5 miq
  • Bëni “Share” albumin në profilin tuaj
  • Ftoni miqtë tuaj të bëjnë “Like” foton tuaj

Mënyra e vlerësimit dhe shpallja e fituesit

Konkursi do qëndrojë i hapur për 1 muaj, duke filluar nga data 1 Maj 2016. Foto që do të marrë më shumë “Like” shpallet fituese e konkursit “Smile & Take a Selfie”. Fituesi do të kontaktohet nga stafi i klinikës për detajet e çmimit.