Sa kujdes tregojne shqiptaret mbi shendetin oral

Hello world!
November 21, 2014
Hello world!
September 21, 2015

Sa kujdes tregojne shqiptaret mbi shendetin oral

60 përqind e shqiptarëve i kanë dhëmbët aq të prishur sa është e pamundur t’i ndreqin më. Sipas një studimi të bërë mbi shëndetin oral në rang vendi, ka rezultuar se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk ka treguar kujdes ndaj higjenës së gojës .Shumica prej tyre nuk bëjnë kontroll të rregullt kur dhëmbët janë të shëndetshëm por paraqiten tek dentist kur dhëmbi është i prishur. Sikundër për këtë në të gjitha shkollat e vendit thonë specialistët e ASHR, janë zhvilluar fushata për parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve.autoritetet shëndetësore thonë se këtë vit të ri shkollor nxënësit mund ta marrin shërbimin dentar nëpër shkolla, pasi janë të garantuara të gjitha pajisjet dhe materialet. Tek fëmijët, duke pasur edhe personelin shëndetësor në shkolla, bëhet florizimi në shkollë, bëhet edhe kontrolli, depistimi.Dhëmbë të prishur, të hequra para kohe, dhëmbë të vëna në mosha të reja, dhe mungesë totale e kujdesit ndaj shëndetit oral. Këto janë disa nga problematikat e shëndetit të dhëmbëve në vendin tonë të cilat duket se janë vërtet shumë shqetësuese.

Pjesa më e madhe e pacientëve përveçse neglizhojnë kujdesin ndaj dhëmbëve nuk e marrin mundimin të paraqiten tek dentisti siç është e rekomanduar që të paktën një herë në 6 muaj duhet të paraqitesh tek dentisti qoftë edhe për një kontroll. “Nëna shtatëzanë duhet të marrë përveçse lëndët që i rekomandon kunsultori duhen edhe disa lëndë për dhëmbët dhe kockën, duhet të fillojë të marrë edhe flourin. Nëse uji i pijshëm nuk e ka këtë element atëherë duhet të fillojë ta marrë që 3 muajshe me lëndë të tjera”.
Kujdesi ndaj dhëmbëve të fëmijëve duhet të fillojë që kur i vogli është 6 muajsh por ky kujdes jo vetëm që nuk realizohet por në shumicën e rasteve por nuk njihet fare.

Ndërsa opinioni i qytetarëve shqiptar pohon se kujdesi ndaj shëndetit oral nuk neglizhohet pasi janë të informuar mbi pasojat që mund të shkaktojë mungesa e higjenës së gojës..Larja e dhëmbëve është e këshillueshme të bëhet dy herë në ditë në mëngjes dhe në darkë kjo e fundit është më e rëndësishmja, meqenëse është e tërë nata përpara. Një shpëlarje e tillë dhëmbësh për 20 sekonda është një mënyrë e mirë për të bërë fluorin të futet në hapësirat e ngushta. Përveç se fluorit disa pasta dhëmbësh përmbajnë lëndën bakterie penguese të quajtur triclosan e cila ul rrezikun për malcimin e mishit të dhëmbëve dhe në perspektivë ul rrezikun që mishi të lëshojë dhëmbët. Por kjo lëndë është vënë në pikëpyetje nga bakteriologët pasi që rreziku është gjithnjë e më i lartë që të krijohen baktere rezistente kur përdoren së tepërmi lëndët bakterie penguese.

Në vendin tonë vetëm 3% e fëmijëve përdorin fluorin pas moshës 1 vjeç, pasi prindërve u mungon informacioni i duhur për rëndësinë e këtij elementi. Në zonat rurale situata është më problematike. Kjo pasi në këto zona, përveç mungesës së ndërgjegjësimit, shërbimi i stomatologëve ose mungon, ose nuk plotëson kushtet e higjienës sanitare, duke u bërë kështu shkas për marrjen e një sërë infeksionesh. Disa herë kanë qenë vetë mjekët që kanë ngritur alarmin për këtë fenomen. Risku është i lartë edhe për sëmundje të rrezikshme, si hepatiti B dhe C, apo edhe virusi HIV.

Nga : (E. D/ WiA)